4 ditë pas atentatit, ku mbeti i plagosur rëndë, Muci Shaljani, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. 42 vjecari Shaljani kishte marre disa plumba në kokë dhe të tjerë në trup nga breshëria e togës që ekzekutoi Gilmando Danin. Prej pasdites të së martës ai ndodhej nën kujdesin e mjekëve në terapi intensive te spitali i Traumës, por nuk mundi të mbijetojë
Muci Shaljani i cili drejtonte makinën ku u ekzekutua Gilmando Dani, vinte bashkë me të nga Barcelona, kur menjëherë pas daljes nga aeroporti u qëlluan me breshëri armësh nga atentatoret që I prisnin në rrethrrotullimin e Rinasit.
Shaljani ishte emeruar Agjent në Agjensinë e mbikeqyrjes policore në shtator të këtij viti nga ish drejtori I komanduar në këtë institucion.
Pas atenatit që zbuloi lidhjet e tij me një emer të njohur të botes së krimit, sic ishte Gilmando Dani, krahu I djathtë I Emiljano shullazit, kreu aktual I agjensise se mbikeqyrjes policore urdheroi pezullimin e zinxhirit komandues të perfshirë ne rekrutimin e tij në polici. Po ashtu u ndaluan dhe dy oficerë të komisariatit 3, që dyshohet se falsifikuan dokumentat e besueshmerise para se Muci Shaljani të punësohej ne Agjencinë e Mbikëqyrjes policore
/abcnews.al/

