Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një autobuz dy katësh u përplas këtë të premte në stacion në Stokholm, kryeqytetin e Suedisë.
Rrethatanat e aksidentit të rëndë mbeten ende të paqarta ndërsa autoritetet Suedeze vijojnë hetimet. Mediat në Stokholm raportojnë se policia ka arrestuar shoferin e Autobuzit i cili dyshohet se u përplas qëllimisht në stacion. Aksidendi ndodhi pranë Universitetit Mbretëror të Teknologjisë ndersa ne momentin e aksidentit nuk kishte pasagjere ne Autobuz.
Pamjet e publikuara nga Associated Press tregojnë ekipet e shpëtimit që shfaqeshin për të ndihmuar personat e te cilet u moren perpara nga autobusi.Policia Suedeze nuk ka pranuar të komentojë më tej duke sqaruar se bëhet fjalë për një hetim në vazhdim. Mediat Suedeze thone se prokuroret deri me tani nuk kane perjashtuar mundesine e nje sulmi te planifikuar terrorist, por dicka e tille nuk eshte provuar. / abcnews.al /

