Policia në Shkodër ka zbuluar një ambient ku përpunohej dhe përgatitej kanabis. Në pranga nga finalizimi i operacionit “Ndërmollasi” kanë rënë, Ramazan Meaj, Lulë Martini, Arsilda Zymeri, Lula Koceku, Pashke Koçeku dhe Zamira Koceku.
Gjithashtu janë sekuestruar 12 kilogramë e 671 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, municion luftarak, 4.5 kg material i dyshuar lënde shpërthyese artizanale, 1 automjet, 4 motomjete të trafikuara dhe të modifikuara, 7 celularë dhe një shumë eurosh.
Ndërkohë po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

