Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Irena Gjoka “heq dorë” nga “Gërdeci”/ Gjyqtarja kërkon largimin nga dosja, pritet vendimi i kreut të GJKKO

schedule15:14 - 12 Nëntor, 2025

schedule 15:14 - 12 Nëntor, 2025

Gjyqtarja e Posacme Irena Gjoka, ka kërkuar që të largohet nga procesi I gjykimit të dosjes së tragjedisë së Gërdecit. Kjo kërkesë ka ardhur pasi të martën Gjykata e Posacme, i rrëzoi kërkesën ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për Përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga procesi.

Irena Gjoka i është drejtuar me kërkesë për tu larguar nga procesi kryetarit të Gjykatës së Posacme Erion Bani, me pretendimet, se ka qënë gjyqtare e seancës paraprake kur shqyrtimi I ceshtje do të kryehej me gjykim të shkurtuar. Sipas Irena Gjokës, në kushtet kur I pandehur Fatmir Mediu ka ndryshuar qëndrim dhe ka pranuar që gjykimi ndaj tij të bëhet me procedurë të zakonshme, ajo nuk mund të jetë pjesë e procesit.

Pritet që në lidhje me kërkesën e Gjokës të shprehet drejtuesi i GJKKO-së Erion Bani dhe nësë kërkesa pranohet, gjyqi pritet të rinsi nga e para me një tjetër trupë gjykuese.
Gjyqi për masakrën e Gërdecit ka nisur rreth dy vite më parë. Procesi ndodhet në fazën ku kanë përfunduar paraqitja e provave të SPAK, dhe pritet të nisë pyetja e dëshmitarëve të kërkuar nga mbrojtja.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi, sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar. Vetë Mediu i ka kundërshtuar akuzat e ngritura dhe gjetjet e ekspertëve. Gjyqi për Mediun vijon që prej prillit 2023./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!