Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në “Forumin e Paqes”, që po zhvillohet në Musée de l’Homme në Paris.
Rama ka komentuar protestën, duke theksuar se pas saj qëndrojnë një sërë arsyesh dhe faktorësh që duhen analizuar. Rama e cilësoi situatën komplekse, dhe se ajo nuk duhet trajtuar në një mënyrë të vetme, por përmes qasjeve dhe rregullave të ndryshme.
“Kudo ku ka protestë, ka arsye për të reflektuar dhe menduar, në përpjekje për të gjetur se çfarë ka në sfond. Sfondi i kësaj proteste ka një mori gjërash që janë njësoj si një tenxhere: nga shqetësimi për mjedisin, nga Republika Komuniste e Iranit, si dhe parti të vogla e të mëdha dhe fëmijë të radikalizuar.
Është një gjë e tërë shumë komplekse, që në fund nuk duhet trajtuar në një mënyrë, por në disa mënyra dhe me rregulla të ndryshme, të dëgjosh, të krijosh dialog, të cilat janë pasqyruar edhe në buxhetin e ri.”


