Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në “Forumin e Paqes”, që po zhvillohet në Musée de l’Homme në Paris.
Rama ka vlerësuar përdorimin e inteligjencës artificiale në administratën publike, duke theksuar se Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt transformimit digjital. Kryeminsitri shtoi se po punohet për përfshirjen e inteligjencës artificiale në procesin e prokurimeve publike, të cilin e cilësoi si një ndryshim të madh.
“Kemi ministren e parë të inteligjencës artificiale, jemi shumë të kënaqur me të. Kroacisë iu deshën 7 vjet që të bënte transformimin digjital, duke angazhuar përkthyes, hartues dhe juristë, ndërsa ne po e bëjmë me më shumë shpejtësi.
Po punojmë për diçka që shpresoj shumë të ketë sukses, që do të jetë një proces prokurimesh publike me inteligjencë artificiale dhe do të jetë një ndryshim loje, sepse do të ndihmojë me shumë nga problemet.
Inteligjenca artificiale është bekim për vende si yni. Tashmë kemi krijuar pasqyrën digjitale që do t’u shërbejë qytetarëve dhe u shërben qytetarëve dhe institucioneve.” / abcnews.al /


