Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

KQZ gjobit PD-në/ Gjenden parregullsi në raportin financiar për vitin 2024

schedule22:52 - 11 Nëntor, 2025

schedule 22:52 - 11 Nëntor, 2025

Partia Demokratike, subjekti politik i cili shpenzon më shumë në fushata elektorale, është gjobitur me 50 mijë lekë për parregullsi në raportin financiar të dorëzuar për vitin 2024.

Pavarësisht se 2024 nuk ishte një vit zgjedhor, përveç një palë zgjedhje të pjesshme lokale në Himarë në të cilat PD nuk kishte kandidat të vetin, sërish partia më e madhe opozitare del me probleme.

Abc News mëson se auditi i KQZ ka miratuar me rezerva raportin financiar te PD pasi ka gjetur 3 mospërputhje tek të ardhurat dhe shpenzimet.

E para, në një ndërtesë të zotuar nga subjekti, por pa dokument pronësie, në vlerë 17 milion e 500 mijë lekë, është gjetur se PD ka llogaritur në raport edhe vlerën e amortizimit 8700 euro.

E dyta, PD ka futur detyrimin financiar 1 mije euro që i përkiste dhjetorit të vitit zgjedhor 2023, në raportin e 2024.

Dhe e treta, auditi i KQZ zbulon se PD ka luajtur me faturat dhe furnitorët. Rezulton se ka fryre fiktivisht shpenzimet, pasi vlera e materialeve te blera nuk përputhet me faturat e paguara.

Auditi i KQZ nuk mundi dot të përllogarisë në çfarë masë.

Dhe kjo vetëm për 2024. Ndërsa përpara është viti zgjedhor 2025, auditimin e të cilit KQZ e ka nisur. PD dorëzoi pak ditë më parë faturën e paguar 1.4 milionë euro për fushatuesin e Tramp, Chris La Civita, kurse ne total 2.2 milionë euro për fushatën e 11 majit. Por nuk ka dorëzuar faturën e kontratës se lobimit 6 milionë dollarë, të cilën e firmosi para fushatës elektorale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!