Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nano si Chirac, popullor edhe pas vdekjes”, Bejko: Si figurë politike, i anojnë më shumë anë pozitive

schedule22:11 - 10 Nëntor, 2025

schedule 22:11 - 10 Nëntor, 2025

Për analistin Roland Bejko, Fatos Nano pati fatin e ish presidentit të Francës Jacques Chirac, sa i përket popullaritetit të tij edhe pas vdekjes. Në ‘Zëri i Shqiptarëve’, Bejko tha se si të gjitha figurat politike, që nga krijimi i shtetit shqiptar deri sot edhe Nano është figurë me kontraste

Nanos i ndodhi si Shirakut, sa ishte në pushtet nuk ishte kaq popullor saç ishte pasi vdiq. Vraponin të zgjedhurit lokalë të Francës për të vendosur emra shkollash, rrugësh, me Shirak, të majtë e të djathtë. Mendoj se kjo i ka ndodhur edhe Nanos. Nano ka bërë cikle të plota këtu, ka 20 vjet që është larguar nga detyra dhe flitet mirë për të përgjithësisht, është një figurë që ka kontraste si çdo figurë politike. Si të gjitha figurat politike, që nga krijimi i shtetit shqiptar deri sot edhe Nano është figurë me kontraste. Nëse do të gjesh elementët negativë te Nano, ka plot tranzicioni shqiptar, politika, karakteri ballkanik i politikës. Ashtu siç nëse do ta shohësh gotën gjysmë plot, te Nano gjen. Por mendoj se gjen më shumë elementë pozitiv, se negativë.

Për të analizuar Nanon, mund të ndajmë Nanon si njeri dhe Nanon si politikan. Një politikan duhet të matet me objektivat që ka në qeverisje. Jo të gjitha objektivat e tij i ka realizuar në qeverisje. Por ka bërë edhe disa reforma që nuk janë vënë re, për herë të parë u modernizuan bankat, Shqipëria u bë më Kushtetutë, vendosi politikën e dialogut dhe debatit. Nano me Berishën dolën në një debat publik që nuk ka ndodhur më në histori. Kjo është kulturë demokratike, tjetër gjë cilësia e debatit. Ai rinovoi PS me votë, ndryshe nga pasardhësi i tij që ka vendosur vullnetin personal në raport me votën. PS nga një parti që me Nanon ishte parti e debatit, KPD e famshme, dhe ky debat nuk ka ndodhur më.

Pyetja që duhet të bëjmë për Nanon është: Ishte thjesht njeri politik apo një burrë shteti?

Ndër gjërat negative që mund të përmend është se Nano ishte i dobët në raport me korrupsionin dhe i lehtë në qeverisje.  Nano është politikani i tranzicionit shqiptar dhe nëse Shqipëria është vonuar në qëllimin final të tranzicionit, ka edhe ai përgjegjësinë e tij, si te korrupsioni si te mosbërja e shtetit shqiptar siç duhet”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!