Ndryshimet e propozuara në Kodin Penal kanë sjellë debat për mënyrën se si prekin veprat penale dhe masat e sigurisë, veçanërisht në raport me kompetencat e SPAK.
Analisti Arben Meçe i cilësoi ndryshimet të detyrueshme dhe një “revolucion”, ndërsa ngriti pikëpyetje nëse paketa ndërhyn edhe në masat e sigurisë.
Nga ana tjetër, analisti Roland Bejko e lidhi reformën me ndryshimin e qasjes së qeverisë ndaj dënimeve me burgim dhe paraburgimit.
Arben Meçe: Tani duhet të përcaktohet dispozita e SPAK. Nuk ndërhyn fare te puna e prokurorisë. Ndryshimet janë të detyrueshme. Nën 3 vjet nuk do e bësh. Dispozita më e ulëta është shpërdorimi i detyrës deri në 7 vjet. SPAK ka edhe veprën edhe subjektin. Mua më intereson një gjë, që a është e vërtetë që kjo paketë po ndërhyn te SPAK edhe për masën e sigurisë. Nuk është juridiksion fare në veprat penale të SPAK. Nuk është fare dispozitë e SPAK.
Roland Bejko: Rama nga 2013 deri në 2026 është zbutur, nga burg-burg, i mbushi burgjet, kurse tani jemi vendi me numrin më të lartë të të paraburgosurve.
Arben Meçe: Është goditje e një fenomeni, prandaj e thashë që është një revolucion.


