Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbyllet votimi në Kosovë/ Gjyli: Kurti nuk ka qenë transparent me publikun! Nura: Vetëvendosje ka rënie drastike

schedule19:30 - 9 Nëntor, 2025

schedule 19:30 - 9 Nëntor, 2025

Arsejda Gjyli, pedagoge, ka komentuar në “Shqipëria Vendos Lokale ‘25”, në ABC News zgjedhjet në Kosovë. Orari zyrtar i votimit në Kosovë ka përfunduar, ndërsa sipas EXIT Poll Përparim Rama ka fituar Prishtinën.

Gjatë intervistës, Gjyli tha se Albin Kurti nuk ka qenë aspak transparent me publikun.

“Pretendimi i Kurtit ka qenë se i është kërkuar të negociojë me interesa që nuk janë në favor të Kosovës. Por këtu ka shumë pikëpyetje. Por Kurti thotë se unë kam negociuar për të mirën e vendit…Por këto zgjedhje treguan që tejzgjatja për të legjitimuar qeverisjen tregon që zoti Kurti nuk ka qenë shumë transparent për publikun. Kjo lodhje e madhe tek njerëzit reflektohet edhe me përqindjen e pjesëmarrjes në zgjedhje. Në këto 18 komuna ku zhvillohen zgjedhjet ka zona që janë edhe “të nxehta”, tha ajo.

Analisti Artur Nura u shpreh se sipas rezultateve të EXIT Poll, Vetëvendosje ka një rënie drastike.

“Ky është fillimi i dhënies së llogarisë demokratike për atë që ke bërë dhe koha do ta tregojë”, u shpreh Nura.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!