Një 38-vjeçar baba i dy fëmijëve ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës së rregullimit të linjës së internetit.
Arvjon Fishta me profesion psikolog, detyrë që e ushtronte në shkollën 9-vjeçare në Bardhaj, ishte punësuar me kohë të pjesshme në një kompani të shpërndarjes së internetit, kryesisht gjate fundjavës në mirëmbajtjen dhe në shtrimin e linjave të internetit.
Nga sa mësohet ai ka qenë duke ndryshuar linjën e vjetër nga kutia e shpërndarjes dhe në punë e sipër nga kabllot e pa izoluar si duhet ka rënë në kontakt e për pasojë ka humbur jetën./abcnews.al

