Gjatë vitit të ardhshëm qeveria do rikthejë indeksimin me 2.5% për të gjitha pagat në administratë.
Kryeministri Edi rama tha se kjo politikë do të prekë pagat e punonjësve në nivel qendror dhe vendor duke ndikuar direkt në rritjen e fuqisë blerëse.
Ky indeksim do të realizohet në bazë të inflacionit, duke synuar të ruajë standardin e jetesës së qytetarëve.
Kryeministri Edi Rama tha ndër të tjera se 10.600 punonjës shërbimi, përfshirë shoferë dhe sanitarë, do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale 10 mijë lekë shtesë në muaj.Specialistët do të përfitojnë 5 mijë lekë të reja më shumë, ndërsa mësuesit do të marrin 3 mijë lekë të reja më tepër në muaj.
Kostoja totale e rritjes së pagës minimale së bashku me indeksimin parashikohet rreth 10 miliardë dhe prek mbi 144 mijë punonjës./abcnewsal

