Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Asani, asist me “telekomandë”, Champions i Azisë, futbollisti i Kombëtares është sërish hero

schedule10:52 - 6 Nëntor, 2025

schedule 10:52 - 6 Nëntor, 2025

Në karrierë është me ulje, ndonëse paratë janë shtuar. Jasir Asani sidoqoftë vazhdon të luajë futbollin e tij edhe në Championsin e dytë të Azisë, ndërsa edicionin e kaluar ishte një nga heronjtë e vërtetë të Ligës së vërtetë të Kampionëve të kontinentit.

Ylli I kombëtares shqiptare padyshim që u vlerësua si më i miri në fushë në duelin që ekipi I tij, Esteglal, e luajti në Jordani, ndaj rivalit Al Uehda.

Ai shërbeu edhe topin për golin e barazimit të shënuar nga shoku i tij i skuadrës, Ahmadi në 38’. Pasimi ishte vërtet I përpiktë, pikërisht në këndin nga i cili ndonjëherë godet portën dhe shënon.

Esteglal nuk ndodhet në pozita të mira, me vetëm 4 pikë në 4 ndeshje, dhe I duhen dy fitore në dy sfidat e fundit në grup që të kalojë në fazën me eliminim direkt.

Asani ka një gol e një asist, ndryshe nga periudha kur luante në Korenë e Jugut me Kuanxhunë, dhe kur realizoi 9 gola në 10 ndeshje në Championsin kryesor, atë elitë, duke qenë Këpucë e Argjendit, me po aq kontribut sa Kristiano Ronaldo. Në total, këtë edicion për Esteglalin ka 6 gola e dy asistë në 12 ndeshje përfshi edhe Ligën e Iranit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!