Mbërrin në Pallatin e Kongreseve, arkmorti me trupin e pajetë të ish kryeministrit Fatos Nano.
Në Pallatin e Kongreseve do të mbahen homazhe për Nanon, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 73-vjeçare.
Nga ora 8 e 30 deri në orën 11 të së dielës, do të kryhen homazhet publike, për çdo qytetar që do të dojë t’i japë lamtumirën Fatos Nanos.
Nga ora 11 e 15 deri ne 11 e 45 do të kryhen homazhet shtetërore, për personalitetet e larta politike e shtetërore.
Gjatë kësaj kohe, do të mbahet një fjalim nga kryeministri Edi Rama dhe një familjar i Fatos Nanos.
Në orën 12, do të ndërpriten të gjitha aktivitetet publike dhe do të mbahet një minute heshtje. Kurse gjate gjithë ditës, flamujt në institucione shtetërore do të ulen në gjysmështize.
Kurse 5 minuta më vonë, do të mbahet një ceremoni funebre për të përcjellë trupin e Fatos Nanos drejt banesës së fundit./abcnews.al

