Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Aksioni kundër rrumpallës, policia veprime në të gjithë vendin, 10 të arrestuar

schedule08:54 - 1 Nëntor, 2025

schedule 08:54 - 1 Nëntor, 2025

Policia e Shtetit, ka zhvilluar një operacion në të gjithë vendin për lirimin e hapësirave publike. Nga ky aksion, policia ka arrestuar 10 persona ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 123 qytetarë, pasi kishin zaptuar hapësirat e përbashkëta pranë pallateve dhe njësive të banimit. Në shumicën e rasteve, këto hapësira ishin kthyer në lavazhe dhe parkime me pagesë të ngritura pa leje. Subjektet sipas Policisë përfitonin të ardhura të fshehura, pa lëshuar kuponë tatimorë.

Njëkohësisht,  një aksion është zhvilluar edhe nga policia rrugore, për ndëshkimin e parkimeve të gabuara që pengojnë qarkullimin normal të mjeteve dhe automjeteve të emergjencës.  45 drejtues automjetesh janë proceduar në gjendje të lirë.

Aksioni sipas  kundër pushtimit të hapësirave publike dhe informalitetit sipas policisë do të vijojë në të gjitha qarqet e vendit.

Bilanci i aksionit;

78 raste në Tiranë me 10 të arrestuar dhe 68 të proceduar;
16 raste në Shkodër me 16 shtetas të proceduar;
11 raste në Lezhë me 11 të proceduar;
6 raste në Korçë me 6 të proceduar;
6 raste në Fier e Lushnjë me 6 të proceduar;
4 raste në Vlorë e Sarandë me 4 të proceduar;
4 raste në Dibër me 4 të proceduar;
3 raste në Elbasan me 3 të proceduar;
2 raste në Berat me 2 të proceduar;
2 raste në Durrës me 2 të proceduar
1 rast në Gjirokastër me 1 të proceduar.

Gjithashtu, u evidentuan 45 raste të parkimeve të gabuara që pengonin qarkullimin e lirë të mjeteve apo qytetarëve, nga të cilat: 37 në Tiranë, 3 në Elbasan, 2 në Fier, 2 në Kukës, 1 në Durrës.

Po ashtu, janë konstatuar 3 raste të punësimit të paligjshëm.

Aksioni kundër pushtimit të hapësirave publike dhe informalitetit do të vijojë intensivisht në të gjitha qarqet e vendit.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të mos cenojnë të drejtën e qytetarëve për të shfrytëzuar bashkërisht hapësirat publike, si dhe të respektojnë me rigorozitet normat e ligjit tatimor dhe të Kodit Rrugor.

Çdo veprim që bie në kundërshtim me ligjet në fuqi do të ndëshkohet.

Gjithashtu, Policia fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie që konstatojnë, duke kontribuuar në garantimin e rendit, sigurisë publike dhe zbatimin e ligjit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!