Një 45 vjeçar është gjetur i pajetë pranë godinës së biznesit të tij në Korçë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mborje.
Ndërsa burime për abcnews.al bëjnë të ditur se viktima është Flamur Duçi, i cili është gjetur i pajetë jashtë ambienteve të lokalit të tij.
Nga hetimet e para dyshohet se është vrarë me mjete prerëse, ndërsa autorët kanë tentuar ta djegin të gjallë. 45 vjeçari është vrarë mengjesin e sotëm teksa ka shkuar të hapë lokalin e tij dhe i është bërë pritë duke e masakruar me thikë.
Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Ndërsa motra e Flamur Ducit, pronarit të një biznesi në fshatin Mborje që u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm pranë lokalit të tij ka shpërthyer në lot pranë trupit të pajetë të të vëllait.
“Nuk mundem, kush e vrau”, dëgjohet të thotë ajo mes lotësh.
Njoftimi paraprak:
Më datë 19.12.2019, rreth orës 07.15, jemi njoftuar se në fshatin Mborje, pranë lokalit të tij është gjetur i pajetë nga bashkëfshatarët, shtetasi F.D., rreth 45 vjeç.
Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al