Sali Berisha nuk qendroi indiferent. Me një vesh nga fjala në Gjykatën Kushtetuese, doktori i bëri mbrojtjen e fundit Erion Veliajt në pak orë liri. I dha të drejtë, vetëm për një gjë, arrestimin në bashki.
“Por, por një gjë i tha publikut sot Erion Veliaj. Çfarë i tha? Kaq vite më parë, në X qytet të Kolumbisë, FARC-u rrëmbeu kryetarin e bashkisë. Ai bëri paralelizëm që FARC-u më rrëmbeu edhe mua në Bashkinë e Tiranës. Por, po të kemi parasysh procedurat ligjore të një vendi demokratik, ne nuk mund të themi se ato nuk u shkelën tërësisht njëlloj si ato të FARC-ut. Të themi të vërtetat. Ne e kemi mbështetur dhe e mbështesim arrestimin e tij, dënimin, etj, por prapë duhet të jemi të drejtë.”
Por kjo ishte dita perfekte për doktorin, për insinuata ose diversione te kundërshtaret e tij. Sigurisht, brenga e madhe e Berishës është non grata në Amerikë. Doktori tha se Veliaj dhe Rama u ndanë jo prej Trump, por prej kundershtares së tij, Kamala Harris.
“Ky shkoi në SHBA dhe bëri foto me Kamala Harris. Po, publiku duhet ta dijë këtë. Rama shkoi dhe nuk bëri dot fotografi. Kjo është e vërteta. Shkoi dhe nuk bëri dot fotografi. Pse e tek, këtë nuk e di. Por aty filloi shizma e madhe.”
Një PD kontraverse e cila dikur kërkonte arrestimin e Veliajt, kurse tani e konsideron arrestimin e Veliajt si në Kolumbi. Por problemi i Doktorit nuk duket Veliaj, Veliaj i duhet atij derisa të mendojë se është gati për zgjedhjet e parakohshme lokale të Tiranës, për të shtyrë sa më shumë humbjen e radhës./abcnews.al

