Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Policia maqedonase përplaset me të rinjtë shqiptarë/ BDI: Dhunë mbi shqiptarët, të dorëhiqet ministri i Brendshëm

schedule17:00 - 9 Tetor, 2026

schedule 17:00 - 9 Tetor, 2026

Policia maqedonase dhunon barbarisht dy të rinj shqiptarë. Denoncimi është bërë publik nga opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Blutë në shtetin fqinjë kanë dhunuar dy djemë, përkatësisht 21 dhe 23 vjeç në makinën e policisë, rrugës nga dalja e Shkupit për në Tetovë.

Në raportin policor zyrtarisht thuhet se këta të rinj kanë tentuar ti marrin pistoletën kolegut të tyre gjatë një kontrolli të policisë.



Ndërsa ata deklarojnë se pistoleta e policit kishte përfunduar në veturën e tyre si pasojë e thyerjes së xhamit nga ana e policies dhe keqtrajtimit të tyre.

Ministri i brenshme Pançe Toçovski ka urdhëruar Departamentin e Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale që ta hetojë rastin e raportuar

Zzv ministri i brendshem, Astrit Iseni nga rradhët e shqiptarëve të VLEN kërkoi që pretendimet për dhunë policore ndaj dy qytetarëve të sqarohen plotësisht.

Ndërsa BDI-ja kërkon dorëheqjen e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, dhe përfshirjen e faktorit ndërkombëtar në ndjekjen e rastit duke ngritur shqetësimin e trajtimit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut nga autoritet vendase.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!