Uragani Melissa ka mbërritur në bregun lindor të Kubës, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve të Shteteve të Bashkuara.
Stuhia e Kategorisë 3 po godet ishullin e Karaibeve me shpejtësi ere deri në 190 km/orë. Reshje shiu deri në 50 centimetra priten të shkaktojnë përmbytje vdekjeprurëse.
Parashikimet tregojnë se do të duhen rreth gjashtë orë që uragani të kalojë nëpër bregun lindor të vendit përpara se të drejtohet drejt Bahamas dhe pranë Bermudës.
Presidenti i Kubës ka thënë se më shumë se 735,000 njerëz janë evakuuar. Miguel Diaz-Canel tha se do të jetë një natë shumë e vështirë për të gjithë Kubën, por vendi do të rikuperohet.
Stuhia u riforcua ndërsa u drejtua drejt Kubës, me Qendrën Kombëtare të Uraganeve të SHBA-së që paralajmëroi se do të “mbërrinte në breg si një uragan i madh jashtëzakonisht i rrezikshëm”.
Kuba ishte vetëm e radhës në rrugën e uraganit më të madhe të shekullit. Melissa goditi Xhamajkën kur ishte një stuhi e kategorisë 5, niveli më i lartë.
Qeveria e shpalli vendin një zonë katastrofe dhe tha më shumë se 530,000 persona ishin pa energji elektrike dhe pothuajse çdo famulli kishte raportuar rrugë të bllokuara, pemë të rrëzuara dhe përmbytje të tepërta pasi uragani përfshiu vendin. Pamjet satelitore treguan stuhinë teksa mbulonte ishullin, ndërsa mediat publikuan dëmet e shkaktuara nga Melissa. Banorët e Xhamajkës janë paralajmëruar të qëndrojnë ende në strehimore, pasi rreziku nuk ka kaluar.
Në lidhje me stuhinë reagoi edhe presidenti amerikan Donald Trump, i cili tha se po i ndjek zhvillimet nga afër dhe nëse është e nevojshme, Shtetet e Bashkuara do të marrinasat e duhura.
Ndërkohë sekretari i shtetit Marco Rubio, kontaktoi me kryeministrin e Xhamajkës Andreë Holness për t’i ofruar mbështetjen e Uashingtonit. Holnnes ka thënë se deri tani nuk janë raportuar vdekje, veç tre viktimave të shënuara para se stuhia të mbërrinte në breg. Megjithatë dëmi është i jashtëzakonshëm, dhe do të duhet një financim i madh për rindërtimin e vendit./abcnews.al


