Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kryeministri Rama ndan videon: Pamje vjeshte nga Mali i Nëmërçkës, në zemër të jugut të Shqipërisë

schedule08:29 - 28 Tetor, 2025

schedule 08:29 - 28 Tetor, 2025

SHQIPËRI- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje mahnitëse nga Mali i Nëmërçkës, i cili është mbuluar me “pektun e vjeshtës”.

“Pamje vjeshte nga Mali i Nëmërçkës, në zemër të Jugut të Shqipërisë, mes qetësisë së Përmetit dhe hijeshisë së Vjosës”, shkruan Rama.


Mali i Nëmërçkës është pjesë e një vargmali mes Përmetit dhe Gjirokastrës. Nëmërçka ka një shpat të mprehtë malor që bie direkt në Luginën e Vjosës. Maja më e lartë është Maja e Papingut, ose maja e Dritës, 2485 m, që është dhe pika më e lartë e gjithë vargmalit Trebeshinë- Dhëmbel-Nemërçkë. Të tjera maja të këtij mali janë: Maja e Gatakut, Maja e Qesarit dhe Maja e Poliçanit.

Turizmi malor në Shqipëri vlerësohet si një nga resurset turistike më të mëdha të vendit, krahas bregdetit, duke tërhequr turistë të huaj dhe vendas.

Përmirësimi i infrastrukturës, sigurisë dhe investimet në këtë sektor po rriten dita-ditës, duke shtuar dhe të ardhurat për banorët dhe operatorët turistikë.

Turizmi malor në Shqipëri jo vetëm po e zgjat sezonin, por edhe po diversifikon ofertën e atraksioneve për turistët vendas e të huaj.

Mali i Nëmërçkës po kthehet në një prej destinacioneve më të preferuara të turizmit malor vitet e fundit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!