Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Artur Nura: Aulon Kalaja po bën një betejë dinjitoze, raporti i OSBE/ODIHR realist për zgjedhjet

schedule13:34 - 24 Tetor, 2025

schedule 13:34 - 24 Tetor, 2025

Analisti pranë ABC News, Artur Nura, i ftuar në “News Line”, komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te proceset zgjedhore dhe situata brenda opozitës.

Duke iu referuar raportit të OSBE/ODIHR, Nura u shpreh se dokumenti “pati një qëndrim kritik, por realist për zgjedhjet”, duke shtuar se “ato nuk ishin perfekte, por ishin të realizuara”.

“Ajo tashmë është një vend ku po merr identitetit e munguar për 13 vite. Do të ketë edhe të tjera. Besoj një nga shkaqet kryesore. Besoj se mund ta trajtojmë rastin e Kalasë dhe të Ullirit në bazë të raportit edhe të OSBE/ODIGR. Kalaja ka hyrë në garë për ta bërë dinjitoz qytetin e Krujës. Kalaja po tregon dinjitet qytetar. Kalaja po bën një betejë dinjitoze, nëse e fiton do të fitojë PD dhe opozita. Ai pretendon se ia kanë marrë të vetët votat. Do të japë shembullin e personit dinjitoz. Raporti i OSBE/ODHIR mendoj se kishte një qëndrim kritik, por realist për këto zgjedhje. Nuk ishin perfekte, po ishin të realizuara.”

Ai komentoi gjithashtu thirrjet e ish-kryeministrit Sali Berisha për protesta, duke vlerësuar se “këto nuk do të motivojnë qytetarët”, ndërsa largimet nga radhët e PD-së sipas tij “tregojnë mungesë merite të dhënë nga Berisha”.

“Thirrjet e Berishës për protesta nuk do të motivojë njerëzit. Edhe këto largime nga radhët e PD tregon se nuk kanë marrë meritën nga Berisha.”

Në vijim, Nura vlerësoi qëndrimin e kryetarit të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, si “racional dhe jo partiak”, ndërsa kritikoi mënyrën si partitë politike menaxhojnë kontrollet dhe transparencën. Lidhur me kontratën “La Civita”, ai u shpreh se “bëhet fjalë për një marrëveshje me shifra të mëdha” dhe se “mosdorëzimi i saj nga PD do të përbënte shkelje ligjore”. Sipas analistit, “rrymat politike tashmë lexohen qartazi” dhe “në prag të zgjedhjeve të pjesshme nuk priten zhvillime të mëdha”.

“Celibashi ka qenë racional, jo partiak. Janë partitë ato të cilat janë mësuar të bëjnë kontrolle, e vetëkontrolle. Kontrata e La Civita, një kontratë me shifra të mëdha, PD nëse nuk dorëzon kontratën është një shkelje ligji. Dyshoj nëse do e dorëzojë transparente apo jo. Besoj në prag të zgjedhjeve nuk do të kemi zhvillime. Rrymat tashmë lexohen qartazi.”/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!