Në unazën lindore të Fierit ka nisur puna për rindërtimin e trotuareve dhe pajisjen me ndriçim të dy anëve të rrugës.
Projekti që do të zbatohet në segmentin prej tre kilometrash nga rrethrrotullimi i Sheqit deri në rrugën Aulona pritet ti japë zgjidhje ankesave të banorëve për mungesën e sigurisë në këtë rrugë.
Për banorët e lagjes maj, Sheq i Vogël dhe Bishanakë, kjo është rruga e vetme që i lidh me pjesën lindore të qytetit.
Unaza lindore e Fierit është një rrugë që i shërben jo vetëm banorëve të zonës, por është një nyje lidhëse mes autostradës Lushnje Fier dhe segmenteve kombëtare që çojnë drejt jugut të vendit./abcnews.al

