Statistikat e Griezmann kundër Realit, golat janë të garantuar!

schedule19:33 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 19:33 - 18 Dhjetor, 2019

‘El Clasico’ nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat dhe sot Antoine Griezmann pritet të debutojë në ndeshjen më të shikuar të planetit. Ndeshja e cila ishte planifikuar për t’u zhvilluar në datën 26 dhjetor, u shty për në ditën e sotme, për shkak të situatës jo të mirë politike në Barcelonë. Ai tashmë duket se është përshtatur më mirë me skemat e Barcës dhe ka krijuar një raport më të mirë me Leo Messin.

28-vjeçari numëron 25 paraqitje kundër “Galaktikëve” dhe e 26-ta, pritet të jetë sonte, ku ai shikohet si një nga lojtarët kyç që mund ti japë fitoren Barcelonës. Francezi është përfshirë në 13 gola me fanellën e Atletico Madrid, duke shënuar ose asistuar mesatarisht një gol në 2 ndeshje. Statistikat flasin vetë për francezin dhe tifozët janë optimistë për një paraqitje positive të sulmuesit.

Fituesi i Kupës së Botës në ‘Rusi 2018’ pati një fillim shumë të vështirë kur mbërriti në Barcelonë. Ndryshimi i skemave dhe i pozicionit nga ana e trajnerit Valverde nuk ia bën të lehtë fillimin Griezmannit. Por me kalimin e kohës, ai filloi të përshtatej, ku një rol të rëndësishëm ka dhe kapiteni Messi. Sulmuesi francez është në kuotën e 6 golave dhe 4 asiste në La Liga, si dhe ka shënuar 1 gol në Champions League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!