Nga Londra ku edhe u zhvillua tryeza Ballkani Perëndimor-Bashkimi Europian, kryeministri Edi Rama theksoi se me qeverinë britanike ka pasur një bashkëpunim të vazhdueshëm për të goditur krimin e organizuar dhe rrjetet e trafikimit.
“Ne i kemi dhënë të drejtën vetes të themi atë që mendojmë. Por kur vjen koha për të vendosur ne jemi në një linjë dhe ndjekim. Sepse në fakt jemi të vegjël…Ne kemi diell ju nuk keni diell, ofrojmë plazhe të mrekullueshme diversitet, gjithçka që ju mungon këtu. Por ministri përmendi diçka shumë thelbësore…së fundmi nisëm me Rishi Sunak dhe vazhduam me qeverinë laburiste diçka krejtësisht ndryshe, që është lufta kundër krimit të organizuar dhe rrjeteve të trafikimit. Ka funksionuar në mënyrë fantastike dhe besoj se është e qëndrueshme…Nuk ka të bëjë me njerëzit që vijnë lirisht këtu, por për njerëzit që trafikohen dhe kjo ka një dallim themelor…Puna e qeverisë është diçka krejt ndryshe dhe nuk shoh problem për të bashkëpunuar me këdo. Farazh nuk është problemi ato qëndrojnë tjetërkund…Mali i Zi e pranon qendrën nëse bëni hekurudhën…”, tha ndër të tjera Rama.
/abcnews.al/

