Numërimi mbrapsht ka nisur. NBA do të ngrejë siparin e sezonit të rregullt në orët e para të mëngjesit të së mërkurës sipas orës në Shqipëri.
Kampionati i ri, më i fortë dhe më spektakolar i basketbollit nis me dy dy sfida të mëdha.
Kampionët e Oklahoma City Thunder do të nisin mbrojtjen e trofeun me ndeshjen në shtëpi kundër Houston Rockets, ndërsa një tjetër përballje yjesh është ajo në “Cripto Arena” të Los Angeles, mes Lakers dhe Golden State Uorriors.
Sipas parashikimeve, gara për titullin kampion në edicionin 2025/2026 do të jetë shumë e fortë, ndërsa Oklahoma City Thunder konsiderohet edhe një herë favorite.
Edhe një herë prozhektorët do të jenë të drejtuar nga LeBron James.
Legjenda e NBA do të luajë sezonin e tij të 23, por që me shumë mundësi do të jetë shansi I fundit për të fituar një tjetër titull kampion.
Gjithsesi, “King LeBron” do të ketë mundësi të thellojë rekordet e vendosura në karrierën e tij spektakolare.
Për këtë do të ketë ndihmën e Luka Donçiç, të kthyer në formë siç tregoi edhe në kampionatin europian të pak javëve më parë.
Por dyshja e yjeve të Lakers është poshtë në klasifikimin e pretendentëve. Lista kryesohet nga Thunder, ndërsa Cleveland, Denver, New York Knicks dhe Houston plotësojnë pesëshen e skuadrave të para që nisen si favorite në sezonin e ri të NBA.

