Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Real “është” Mbappe/ Superylli francez i jep madrilenëve një tjetër fitore në La Liga

schedule12:44 - 20 Tetor, 2025

schedule 12:44 - 20 Tetor, 2025

E merituan, edhe pse u desh një mbinjeri që t’i shpëtonte. Yjet e Realit u kthyen në krye të La Ligës së Spanjës me suksesin 1-0 në fushën e Getafes, një duel që u vendos nga Këpuca e Artë e Spanjës dhe e Europës, Kilian Mbape.

Kapiteni I Francës shënoi golin mjaft vonë, vetëm në minutën e 80-të, për të bërë drejtësi në një duel që madrilenët e dominuan plotësisht, por që nuk po mundeshin ta fitonin.

U deshën 23 gjuajtje, nga të cilat 10 në kuadrat, përballë vetëm një goditje mes shtyllave të Getafes.

Skuadra e trajnerit Shabi Alonso mbati topin plot 77 për qind, ndërsa në terren ishin talente të tillë si Mbape, Gyler, Belingham, Valverde apo edhe Vinisius që hyri në pjesën e dytë.

Pikërisht sulmuesi brazilian u bë protagonist në përplasje me lojtarin vendas Iglesias, pasi përjashtimit me karton të kuq të Sankrisit.

Iglesias sulmoi Vinisiusin duke I thënë se e urrejnë të gjithë sepse simulon dhe se duhet të mësojë nga shokët.

Vendasit e mbyllën sfidën e La Ligës me 9 vetë pasi u përjashtua me të kuq edhe Niom.

“Marka” ka në kopertinë foton e yllit francez dhe titullin: Mbalado! Këpuca e Artë franceze kombinon sërish me Gylerin për të vulosur një tjetër triumf!”

“Mbape dhe të tjerët, – thërret e përditshmja “AS”, – goli I 15-të I francezit lejon Madridit të arrijë në avantazh në El Klasiko!”

Reali kryeson La Ligën me 24 pikë në 9 javë kampionat, ndaj 22 të Barcelonës, ndërsa të dielën e ardhshme është El Klasiko në “Santiago Bernabeu”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!