Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ramadani, më i miri në Serie A/ Ylli kuqezi vlerësohet lart për paraqitjen në Lecce-Sassuolo

schedule13:46 - 19 Tetor, 2025

schedule 13:46 - 19 Tetor, 2025

Nuk arriti fitoren, por diçka të madhe e bëri. Ylber Ramadani ishte lojtari më i mirë në fushë në sfidën e Serisë A, të cilën ekipi i tij Leçe vetëm e barazoi pa gola në fushën e vet ndaj Sasuolos.

Vetë faqja zyrtare e Serisë A e vlerësoi futbollistin e kombëtares sonë si më të mirin e ndeshjes, diçka e rëndësishme duke pasur parasysh se roli i tij është kryesisht mesfushor mbrojtës.

Në një duel, ku një shqiptar ishte përballë një shqiptari tjetër, pasi portën e Sasuolos e mbronte gardiani i Kosovës, Muriç, Ramadani luftoi fort.

Të dyja skuadrat patën raste, por në stadiumin “Via del Mare” nuk pati asnjë gol, dhe Ramadani ishte i pakënaqur me rezultatin.

Shqiptari tjetër i dalluar këtë fundjavë në Serinë A ishte Kristian Asllani.

Ish-mesfushori i Interit ishte titullar për Torinon në fitoren e madhe ndaj Napolit, që ndihmoi rivalët të mbërrinin kampionët e Italisë në krye të renditjes.

Goli i vetëm u shënua nga ish-lojtari napolitan, Simeone, i cili nuk festoi, ndërsa Asllani në përgjithësi ishte i dalluar dhe iu dha haku.

“Skaj Sport” e vlerëson me një notë të kënaqshme, duke i dhënë 6, pa bërë koment, por e qartë se shqiptari luajti mirë pavarësisht ndonjë gabimi.

“Eurosport” është më “dorëlëshuar” me notën 6.5, si pasqyrim i asaj që shqiptari bëri, ndërsa Asllani deklaroi më pas se nuk luajti për të ndihmuar Interin.

Më dobët jepet nga “goal.com”, që i vendos vetëm një 5.5, ndërsa e rëndësishme është që në fushë hyri edhe Ismajli, pikërisht në vend të Asllanit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!