Partizani ka shkarkuar trajnerin Franco Lerda pas humbjes së derbit dhe në klubin e kuq po mendojnë për trajnerin e ri që do ta zëvendësojë. Momentalisht Renaldo Kalari dhe Genc Tomori po e drejtojnë skuadrën kryeqytetase në sfidën me Teutën.
Një nga emrat e përfolur për të drejtuar të kuqtë është edhe Orges Shehi, i cili në të shkuarën ka mbrojtur katërkëndëshin e Partizanit. Durrsaku është shfaqur sot në tribunën e stadiumit “Niko Dovana”, çka normalisht që shton zërat që e lidhin me kampionët në fuqi.
Shehi është një trajner në fillimet e tij. Sezonin e shkuar ai drejtoi skuadrën e Skënderbeut, direkt sapo vendosi që të linte futbollin e luajtur. /abcnews.al