Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shërbimet e e-Albania, pa pagesë/ AKSHI: Tarifa vetëm për bizneset që kërkojnë nga regjistrat elektronikë

schedule15:40 - 16 Tetor, 2025

schedule 15:40 - 16 Tetor, 2025

Shërbimet elektronike të portalit qeveritar e-Albania vijojnë të mbeten falas për qytetarët dhe bizneset në përdorimin e tyre të zakonshëm.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së informacionit ka sqaruar SE tarifat e përcaktuara në vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave lidhen vetëm me subjektet private që dëshirojnë të ndërveprojnë teknikisht me regjistrat elektronikë, bazat e të dhënave shtetërore, pra për ato palë që kërkojnë të integrojnë sistemet e tyre elektronike me Platformën Qeveritare të Ndërveprimit (GG) për shkëmbim të të dhënave në kohë reale.

Sipas Akshit këto tarifa nuk aplikohen për përdoruesit e zakonshëm të portalit, por vetëm për subjektet që përdorin funksionalitete teknike të avancuara, të dedikuara për ndërveprim ndërmjet sistemeve.



Po ashtu nuk asnjë ndryshim edhe për  tarifat e bizneseve për shërbimin e nënshkrimit elektronik dhe vulës elektronike.

Ndërsa është shtuar një tjetër shërbim i ri i nënshkrimit elektronik për qytetarët, i cili u mundëson atyre ulje të ndjeshme të kostove financiare. Pajisja me këtë nënshkrim është vullnetare.

AKSHI sqaron se  përmes këtij shërbimi, shumë veprime që më parë kërkonin shërbime noteriale apo prezencë fizike, si nënshkrimi i kontratave, deklaratave apo autorizimeve, tashmë mund të realizohen plotësisht online, me fuqi të barabartë ligjore.

Kjo shmang pagesat noteriale, udhëtimet dhe shpenzimet e tjera që lidhen me dokumentet fizike/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!