Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Trump në parlamentin izraelit, Netanyahu: Miku ynë më i madh. Jam i përkushtuar për paqen!

schedule12:53 - 13 Tetor, 2025

schedule 12:53 - 13 Tetor, 2025

Izrael- Presidenti amerikan Donald Trump ndodhet Izrael, ku ka qenë i pranishëm edhe në parlamentin izraelit. Trump u mirëprit me duartrokitje para nisjes së fjalës së tij, në Kneset.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka falënderuar Trump, për mbështetjen që i ka dhënë Izraelit.

“Donald Trump është miku më i madh që Shteti i Izraelit ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë”, thotë Netanyahu.

Netanyahu e përshkruan propozimin e paqes të Trump si një hap “të rëndësishëm”, duke shtuar: “Unë jam i përkushtuar ndaj kësaj paqeje, ju jeni të përkushtuar ndaj kësaj paqeje dhe së bashku do ta arrijmë këtë paqe”, ka thënë Netanyahu.

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!