Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet në Kosovë/ Radoniqi: Votuan 39 për qind e qytetarëve. Procesi i numërimit do të zhvillohet në dy etapa

schedule19:54 - 12 Tetor, 2025

schedule 19:54 - 12 Tetor, 2025

KOSOVË- Kreu i KQZ Kreshnik Radoniqi pas përfundimit të votimit në Kosovë, zhvilloi një komunikim për mediat, ndërsa bëri edhe një pasqyrim të ecurisë së procesit.

Radoniqi tha se duke u mbështetur në të dhënat preliminare deri në mbylljen e vendvotimeve, numri i qytetarëve që kanë votuar është 39.26 për qind apo 795 mijë e 33 votues.

Gjithashtu u shpreh se aktualisht në shumë qendra votimi ka filluar numërimi i fletëvotimeve, ndërsa procesi i numërimit, sipas Radoniqit, do të zhvillohet në dy etapa.

“Sistemi i përcaktimit të vendvotimeve ka qenë përmes adresave që kanë paraqitur qytetarët. Në bazë të adresave edhe qytetarët janë vendosur në qendrën më të afërt. E kemi vënë re edhe ne që ka pasur disa ndryshime të mëdha. Shumë persona janë në disa vende që nuk kanë votuar më parë. Dhe këtë nuk e kemi bërë ne, por për shkak të regjistrimit. Pasi të bëhet numërimi do të bëhet edhe njoftimi për konferencën e radhës. Ende nuk është përcaktuar deri sa të mbledhim të gjitha informacionet”, tha ai., duke shtuar: “Procesi i numërimit do të zhvillohet në dy etapa. Fillimisht do të numërohen votat për kandidatët për kryetarë të komunave, ndërsa pas përfundimit të kësaj faze do të vazhdohet me numërimin e votave për subjektet politike që garuan për kuvendet komunale. KQZ-ja informon se nga ora 19:00 ka filluar afati 48 orësh për paraqitje të ankesave në PZAP”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!