Kosovë- Më shumë se 2 milionë qytetarë me të drejtë vote i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët dhe anëtarët e 38 komunave të vendit, në Kosovë
Numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë Kosovës është 43,993 votues.
Kryeredaktori i “Front Online” Lavdim Hamidi në një intervistë për ABC News, tha se në Mitrovicë gjasat janë që të përfundojë gara në raundin e parë.
“Në Mitrovicë gjasat janë që këtë radhë të përfundojë gara në raundin e parë. Ndërsa në Drenas, me gjasë do të ketë balotazh, por gara aty është më interesante pasi janë dy kandidatë që janë pjesë e Partisë Demokratike. Kjo është lufta brenda llojit që me shumë gjasa do ta nxjerrë njërin fitues që në fakt ka edhe probleme mes vete. Me Prishtinën vetëm dy subjekte politike udhëheqin, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje, në fakt Lidhja Demokratike ka udhëhequr më gjatë”, tha ai.
/abcnews.al/

