E rrallë, por ka ndodhur. Kalendari bëri që Liverpool të luajë dy ndeshje në dy ditë, sot përballë Aston Villa në çerekfinalet e EFL Cup, si dhe nesër gjysmëfinalen e botërorit për klube.
Detyrimisht, trajnerit Jurgen Klopp do t’i duhet të zgjidhte mes dy kompeticioneve dhe ka zgjedhur botërorin e klubeve, duke lënë një nga asistentët e tij në Angli dhe ekipin B, Liverpool U23.
Të rinjtë e Liverpool u mposhtën thellë 5-0 nga një Aston Villa që nuk i kurseu titullarët. Kjo ishte një mundësi shumë e mirë për ekipin që u ngjit këtë sezon në Premier League të arrinte në gjysmëfinale dhe ia dolën, duke shënuar pesë herë. Edhe njëherë tjetër, pasqyrohet problemi i kalendarit me ekipet angleze./abcnews.al
FT at Villa Park!
Aston Villa have knocked the European champions out of the Carabao Cup ?#AVLLIV pic.twitter.com/1GbxFGw3fS
— Goal (@goal) December 17, 2019