Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ekzaminimi me bronkoskopi, për herë të parë në spitalin e Gjirokastrës/ Rama: Hap për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore

schedule07:55 - 9 Tetor, 2025

schedule 07:55 - 9 Tetor, 2025

Në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, është realizuar për herë të parë është realizuar ekzaminimi me bronkoskopi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama thotë se kjo është procedurë moderne diagnostikuese dhe terapeutike që shënon një hap të rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

“Mirëmëngjes dhe nga Spitali Rajonal i Gjirokastrës, ku për herë të parë është realizuar ekzaminimi me bronkoskopi, një procedurë moderne diagnostikuese dhe terapeutike që shënon një hap të rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në rajon, ku vetëm në pak ditë 30 pacientë me probleme respiratore kanë përfituar nga ky shërbim të avancuar, pa pasur nevojë të udhëtojnë drejt qendrave terciare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!