TIRANË- Analisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin “Real Story”, komentoi zhvillimet në kampin opozitar, duke iu referuar veçanërisht vendimmarrjes së grupimit të drejtuar nga Sali Berisha për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës dhe për kandidaturën e të aktorit Florjan Binaj.
Sipas Meçes, propozimi për Binajn vjen si një ofertë “nga familja”, duke nënkuptuar vendimmarrjen e brendshme të grupit të Berishës dhe jo një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës.
“Saliu e mori përgjegjësinë. Nëse dje doli dhe tha do bëjmë përpjekjet për të bashkuar të gjithë faktorët, sot tha kryesia e vogël vendosi. Këtu fillon debati serioz. Për herë të parë në historinë demagogjike e demokratike të Berishës shohim që kryesia e vogël merr vendime për vendimmarrjen më serioze që mund të këtë një parti politike, që janë zgjedhjet në Tiranë, që zgjedhjet në Tiranë përgatisin marrjen e pushtetit.
Këshilli i vogël është Flamur Noka, Gaz Bardhi nuk e dimë nëse ka apo jo. Ti thuash Florjan Binajt i pavarur, ku ka një jetë politike shumë aktive vitin e fundit me shoqërinë civile, jo me politikën, se në politikë tentoi të hynte, por u zhgënjye nga politika. Por tani i është bërë një propozim. Për herë të parë në jetën e tij modeste, vjen një propozim nga familja”, tha ai./abcnews.al

