Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vinicius kthehet “mbretëror”/ Sulmuesi brazilian shënon dy gola, Villareal mundet 3-1

schedule14:11 - 5 Tetor, 2025

schedule 14:11 - 5 Tetor, 2025

Tashmë, autokritika është e plotë.

Reali është pajtuar me publikun e tij tepër kërkues, dhe fitorja 3-1 ndaj Villareal-it më në fund mund të cilësohet e mjaftueshme.

Rreth 80 000 tifozë në “Santiago Bernabeu” priten shumë nga yjet e tyre, pas dorëzimit me shifrat 5-2 në derbin ndaj Atletikos, ndërsa suksesi në Champions ndaj Kairatit u quajt diçka e paktë.

Përkrahësit “merenges” e morën përgjigjen që deshën, dhe mbi të gjithë prej yllit brazilian, Vinisius, që këtë sezon dukej sikur e kishte humbur toruan. Kandidati për Topin e Artë në 2024 më në fund e gjeti veten, shënoi dy gola, dhe ishte “lokomotiva” e ekipit.

Në një festival të të bardhëve, Vini shënoi në minutat 47 e 69 me penallti, të cilën e fitoi vetë.

Nëntë minuta para fundit realizoi edhe sulmuesi kryesor, Kilian Mbape, që vazhdon të luftojë për Këpucën e Artë të La Ligës dhe të Europës, ndërsa gjeorgjani Mikautaxe realizoi një gol shprese të rreme për Vijarrealin në 73’, për shifrat e përkohshme 2-1.

E përditshmja madrilene “Marka” ka në kopertinë foton e Vinisiusit, me titull “Vini është kthyer”, dhe me komentin se “ai shënoi një dygolësh dhe I hapi rrugën fitores së të bardhëve!” “Për sukseset tona”, titullon gazeta tjetër e kryeqytetit “A”, e cila gjithashtu ka në kopertinë foton e Vinisiusit, që sipas saj firmosi një ndeshje të shkëlqyer dhe pajtoi ekipin me publikun në “Bernabeu”! Reali bëri shumë më tepër me 26 gjuajtje ndaj vetëm 9 të miqve, dhe me 70 për qind mbajtje topi.

Skuadra e trajnerit Shabi Alonso ka 21 pikë, dhe është plotësisht në garë me Barcelonën për titullin kampion./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!