Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bujar Arizi, piktori shqiptar përzgjidhet mes 100 artistëve më të mirë të kontinentit

schedule12:52 - 3 Tetor, 2025

schedule 12:52 - 3 Tetor, 2025

Në një lidhje direkte nga Greqia për emisionin “ABC e Mëngjesit”, piktori shqiptar me famë ndërkombëtare Bujar Arizi ndau me publikun shqiptar një lajm të rëndësishëm për karrierën e tij: ai është përzgjedhur për t’u botuar në librin prestigjioz të 100 artistëve më të mirë të Europës.

Arizi tregoi se propozimi për pjesëmarrje në këtë botim të veçantë erdhi pas një vlerësimi të punëve të tij të shpërndara në rrjete sociale dhe konkurse ndërkombëtare. “Më kontaktuan para dy javësh dhe më kërkuan të dërgoja një punim të fundit. Pas shqyrtimit nga komisioni, mora konfirmimin. Ishte një ndjenjë krenarie dhe lumturie e veçantë”, tha ai gjatë intervistës.

Në libër do të pasqyrohet një nga nudot më të fundit të artistit, si dhe një biografi e shkurtër për rrugëtimin e tij artistik. Me mbi 32 vite që jeton në Greqi, Arizi rrëfeu se gjithçka nisi nga një udhëtim në Itali, më pas një ekspozitë në Greqi që e bëri të mbetej atje për të ndërtuar karrierën.

“Kam fituar çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe kjo përzgjedhje është një tjetër vlerësim për artin tim abstrakt”, shtoi Arizi.

Në intervistë, ai zbuloi edhe një tjetër projekt të rëndësishëm që po vjen së shpejti: një ekspozitë në Shqipëri në bashkëpunim me Ambasadën e Greqisë, ku do të ekspozohen peizazhe nga të dy vendet si një urë kulturore dhe emocionale mes tyre. “Ky do të jetë një rikthim i imi në Shqipëri, për të qenë më afër publikut shqiptar me veprat e mia”, përfundoi piktori.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!