Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zaloshnja te “Zëri i Shqiptarëve”: Diella ka ndikuar prej kohësh në përshtatjen e ligjeve sipas standardeve të BE-së

schedule22:26 - 29 Shtator, 2025

schedule 22:26 - 29 Shtator, 2025

Në emisionin “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News, anketuesi Eduart Zaloshnja prezantoi të dhënat më të fundit të sondazhit javor, që pasqyrojnë shqetësimet kryesore të qytetarëve shqiptarë.

Përmes këtyre sondazheve, emisioni po kthehet në një tribunë të vërtetë për zërin e popullit. Gjatë diskutimit, Zaloshnja u ndal edhe te roli I “Diellës”, duke theksuar se ajo ka qenë aktive prej kohësh në proceset administrative dhe ligjore, megjithëse vetëm së fundmi ka marrë vëmendjen publike.

“Ai algoritëm ka punuar prej kohësh në sfond, duke ndikuar në përputhjen e ligjeve me standardet e BE-së,” tha ai, ndërsa theksoi se kryeministri Rama i ka dhënë zë kësaj platforme në mënyrë publike.

“Diella ka kohë që po punon, vetëm se tani ka dalë me fytyrë. Unë e kam përdorur u bë kaq kohë, për dokumente. Ai algoritëm që është ndërtuar ka punuar gjatë gjithë kësaj kohe, gjithë këto ligje që po përshtaten me standardet e BE ka pasur dorë Diella, edhe pse nuk e njohim. Rama bërë atë që u bëri jehonë”, thaEduart Zaloshnja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!