Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 33-vjeçari në Durrës

schedule14:03 - 29 Shtator, 2025

schedule 14:03 - 29 Shtator, 2025

Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

I riu është arrestuar në flagrancë me disa doza kanabisi. Në momentin që u lokalizua nga policia iu sekuestruan dhjetëra doza kanabisi, një peshore elektronike dhe një radio policie.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ishte shpallur në kërkim pasi; Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, më datë 24.01.2024, ka lëshuar urdhër ndalimi për të, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

Prokuroria pranë Gjykatës së Gjirokastrës, më datë 12.12.2023, ka dërguar urdhrin e ekzekutimit të masës së sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!