Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Begaj takon Guterres në OKB/ Presidenti: Shqipëria e angazhuar për paqe dhe zhvillim

schedule18:34 - 26 Shtator, 2025

schedule 18:34 - 26 Shtator, 2025

Presidenti Bajram Begaj është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizates se Kombeve te Bashkuara Antonio Guterres, gjatë qëndrimit të tij në New York, SHBA, në kuadër të punimeve të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme.

Begaj shprehet se biseda me Guterres ishte miqësore dhe u përqendrua në rolin e Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Kënaqësi të ritakohem me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, në kuadër të punimeve të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Biseda miqësore u përqendrua në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. I shpreha mirënjohjen Sekretarit të Përgjithshëm Guterres për lidershipin e tij gjatë këtyre kohëve sfiduese për Organizatën dhe multilateralizmin”.

Shqipëria përfaqësohet në Asamblenë e Përgjithshme te OKB nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj si dhe ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali. Shqipëria ka theksuar angazhimin e saj për paqe, siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe të drejtave të njeriut.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!