Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mashtruan qytetarët dhe përfituan 17 mijë euro/ Arrestohet administratori i agjencisë turistike

schedule13:27 - 25 Shtator, 2025

schedule 13:27 - 25 Shtator, 2025

Policia e Tiranës ka arrestuar administratorin e një agjencie turistike, Ardit Gjuzi dhe ka proceduar penalisht punonjësen, pasi duke mashtruar klientët përfituar 17 mijë euro. Policia njofton se agjencia u merrte lekë klientëve për bileta dhe akomodim, por nuk bënte rezervimin.

“Si rezultat i operacionit: -u ndalua shtetasi A. Gj., 63 vjeç, administrator i agjencisë turistike;  

-nisi procedimi penal për shtetasen E. Gj., 51 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit A. Gj.), punonjëse e agjencisë. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë përfituar rreth 17 000 euro, duke mashtruar klientët e agjencisë, të cilëve iu kanë marrë shuma parash për rezervimin e biletave të udhëtimit dhe të akomodimit, por nuk i kanë bërë rezervimet”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!