Ermal Tahiri, i pranishëm çdo të hënë në emisionin “Pressing” që transmetohet në ABC News, ka folur . Lëvizja te Partizani, me largimin e Franco Lerda, është komentuar nga Tahiri, sikurse edhe gjykimi në ndeshjen Kukësi-Teuta.
“Një trajner që ka stolin më të fortë, që i fut lojtarët njëherë po, njëherë jo, atëherë lojtarëve nuk u merr maksimumin. Nuk mund të themi që Romero dhe Solomon janë lojtarë të dobët. Thuhej t’i jepnim kohë Lerdës, kur në fillim shkruhej se na e gjetën”.
“Trajnerët ia hoqën Teutës, dy penallti nuk ishin. A dënohen këta arbitra? Jam kurioz a do mblidhet komisioni. 2-3 ndeshje dënim nuk janë asgjë. Kukësi ishte në ngritje ndeshjet e fundit, është me meritë i pari, pavarësisht ndeshjes me Teutën dhe penalltive. Nuk do të thotë se Kukësi nuk mund të fitonte. ”, shtoi Tahiri gjatë emisionit. /abcnews.al

