Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Përvetësoi puset e naftës”, Beqiri: Ku konsiston korrupsioni i Albana Vokshit dhe lidhja e saj me Sali Berishën

schedule23:37 - 22 Shtator, 2025

schedule 23:37 - 22 Shtator, 2025

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, është denoncuar në Prokurorinë e Posaçme në ditët e para të shtatorit, për korrupsion dhe pastrimin e parave të fituara nga kjo veprimtari e jashtëligjshme, nga anonimi “Nesti Angoni”, i cili është edhe denoncuesi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në kallëzim, me objekt deputeten Vokshi, bashkëjetuesin e saj Arian Tartarin, si dhe motrën Mimoza Vokshi, përmban disa raste të dyshuara korrupsioni dhe gjithashtu skemën, e cila përdorej për të “pastruar” paratë e fituara nëpërmjet veprimtarive korruptive të kryera nga ligjvënësja demokrate dhe familjarët e saj.

Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në Ora e Fundit, nw ABC News, ka parashtruar se ku konsiston korrupsioni i Albana Vokshit.

Ai theksoi se bashkëshorti i saj ka përvetësuar puset e naftës dhe këtë e ka “gosti” nga Sali Berisha, pasi motra e Vokshit ka qenë këshilltare e ish-kryeministrit.

“Ju kam thënë këtu në studio se si arriti të përvetësonte bashkëjetuesi i saj naftën e puseve, vendburimin e Visokës, Ballshit, Gorishtit, vendburimin e Cakranit dhe këto faktikisht u morën, sepse motra e saj, Mimoza Vokshi ishte këshilltare e Sali Berishës dhe Saliu ia dha si dhuratë.

Ka përvetësuar një kullë 24 kate në Tiranë, tokë shteti, truall shteti,dhe e përvetësuan tre veta. Pastrimin e parave këta e kanë në gjakun e tyre. Albana Vokshi pastrim parash nëpërmjet motrës. SPAK duhet t’i futet thellë kësaj çështje dhe ta çojë deri në fund dhe të mos bëjë më lojën e seleksionimit.”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!