Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

21.6 milionë turistë deri në 2040/ ICAO: Turizmi sektor në rritje të shpejtë në Shqipëri

schedule14:30 - 22 Shtator, 2025

schedule 14:30 - 22 Shtator, 2025

Shqipëria  do të presë deri në 21,6 milionë pasagjerë  nga ajri deri në vitin 2040.Projeksionet janë bërë nga Autoriteti i Aviacionit Civil Ndërkombëtar.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tha se aeroportet ndërkombëtare të Tiranës, Vlorës, Kukësit, dhe së shpejti edhe ai i Gjirokastrës, janë duke e vendosur Shqipërinë në pozita të reja si asnjëherë më parë në hartën e turizmit dhe lidhjeve ndërkombëtare.

Numri i pasagjerëve që kanë kaluar përmes Aeroportit të Rinasit, gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti shënoi rritje me 9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur në më shumë se 7,8 milionë pasagjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!