Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Abuzuan me 16-vjeçaren/ Këlcyrë, arrest në burg për njerkun dhe “të dashurin”

schedule13:06 - 22 Shtator, 2025

schedule 13:06 - 22 Shtator, 2025

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg Isi Pashon, Kristian Priftin dhe Pajtim Bakën, ky i fundit punonjës policie dhe njëkohësisht njerku i 16-vjeçares nga Këlcyra e cila dyshohet se është abuzuar seksualisht për tre vite radhazi.

Të njëjtën masë ka vendosur edhe për efektivin e komisariatit të Tepelenës, Artur Agon.

Fillimisht ka qenë prokurorja Denisa Plaku ajo që ka paraqitur provat e deritanishme për personat e arrestuar duke shtjelluar dhe argumentuar rolin e të tre personave në këtë ngjarje.

Komunikimet në celular mes të miturës dhe personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë ishin prova të mjaftueshme sipas togave të zeza për arrestimet.

Nga ana tjetër, avokatët mbrojtës të tre të pandehurve, kërkuan masë më të lehtë për klientët e tyre pasi nuk përbëjnë rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ngjarja e rëndë ku përfshiheshin dy punonjës policie u zbulua vetëm pak ditë më parë.

E mitura e abuzuar seksualisht nga njerku i saj, me detyrë efektiv në komisariatin e Përmetit, ishte abuzuar gjithashtu edhe nga një tjetër punonjës, koleg i njerkut të saj në Tepelenë.

Ngjarja bëhet edhe më e rëndë, pasi prapa këtyre raporteve intime fshihej një histori shantazhi.

Hetimet zbuluan se 46-vjeçari Kristian Prifti, i cili ka patur lidhje me adoleshenten së bashku me shokun e tij 26-vjeçar Isi Pasho kanë ushtruar presion ndaj vajzës duke e kërcënuar që të zhvillonte një video regjistrimi me Artur Agon, punonjës policie ne Tepelene.

Në këmbim të mospublikimit të videos, partneri i vajzës, 46-vjeçar dhe shoku i tij, tashmë të lënë në qeli shantazhuan për 12 mijë euro 53-vjeçarin Artur Ago./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!