Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Barcelona, një “makineri” golash/ Katalanasit shkatërrojnë 3-0 rivalin Getafe në Ligen spanjolle

schedule12:37 - 22 Shtator, 2025

schedule 12:37 - 22 Shtator, 2025

Ndjekja vazhdon, dhe asgjë nuk është e humbur.

Barcelona arriti fitoren e radhës në kampionatin spanjoll, përkundër faktit që nuk luan në “Kamp Nou” dhe që ka mungesa.

“Blaugranët” e trajnerit Hansi Flik shkëlqyen në stadiumin e vogël me emrin e Johan Krujfit duke mundur 3-0 Getafen.

Kush thotë se katalanasit varen nga Lamin Jamali?

Ylli më i madh dhe më i ri i ekipit, i projektuar si Lionel Mesi I ardhshëm, vazhdon të mungojë për shkak dëmtimi, ashtu si edhe mesfushori i shtëpisë, Gavi, që ndoshta do të operohet.

Gjithsesi, në fushë ishte Ferran Torres, që paska një nofkë të frikshme, “peshkaqeni”.

Shënoi dy gola shpejt e shpejt, duke zgjidhur ndeshjen në minutat 15 e 34.

Pas pushimit shënoi talenti tjetër i kombëtares së Spanjës, Dani Olmo, në 62’.

“Nata e peshkaqenit”, – është titulli i të përditshmes “El Mundo Deportivo”: Barça zbërtheu Getafen me dygolësh të Ferran Torresit të papërmbajtshëm!”

Gazeta tjetër katalanase, “Sport” veçon të njëjtin lojtar: Vrasësi Ferran! Dygolëshi i “peshkaqenit” i jep fitoren Barçës dhe lejon Flikun të jetë pranë Madridit!”

Siç ndodh thuajse gjithmonë, katalanasit patën epërsinë e zotërimit të topit në 71 për qind, dhe gjuajtën nja pesë herë më shumë se Getafen.

Reali vazhdon të kryesojë La Ligën spanjolle me 15 pikë, apo pesë fitore radhazi, ndërsa Barcelona ka 13 pikë në vend të dytë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!