Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Prezantohet platforma “Start Albania”/ Rama: Diella do të procesojë të dhënat, nuk do marrë vendime

schedule12:01 - 22 Shtator, 2025

schedule 12:01 - 22 Shtator, 2025

Ministrja virtuale Diella do të procesojë të dhënat duke shmangur burokracitë.Kryeministri Edi Rama e tha këtë gjatë prezantimit të një platforme të posaçme për Sipërmarrjet e reja dhe idetë inovative ku do të mund të marrin mbështetje për zhvillimin e tyre. Kreu i qeverisë theksoi se Diella nuk do të marrë vendime, por do të procesojë të dhënat në mënyrë shumë të shpejtë, duke u dhënë qytetarëve përgjigje të shpejta.

“Në këto kushte kjo është sfida jonë e momentit dhe do të përpiqemi që ta përmirësojmë dhe të lidhim startup-et me e-Albania. Dhe jam i bindur që do të kemi një platformë të suksesshme. Ka shumë keqkuptime, jo domosdshmërit refuzime të bashkuar në argumente. Ministrja e Inteligjencës Artificiale nuk do të marrë vendime, ne do të marrim vendime. Nuk po i delegojmë asaj përgjegjësinë për të marrë vendime, ne po i japim asaj që të procesojë të dhënat në mënyrë shumë të shpeshtë dhe të na japë përgjigje shumë të shpejta. Është një platformë që do të procesojë të dhënat, të gjithë do të shohin se kush ka fituar dhe kush jo. Është shumë e thjeshtë, është kapaciteti për të pocesuar pa u kushtëzuar, edhe nga burokracia. Fillimi i burokracisë është jo, ndërsa Diella nuk thotë asnjëherë jo, nuk fle asnjëherë gjumë, nuk ka orarin e drekës.”

Kryeministri Rama tha ndër të tjera  se ministrja virtuale për Inteligjencën Artificiale, Diella, mund të jetë fizikisht e pranishme pranverën  e ardhshme, ku mund t’i bëhen edhe pyetje.



“Besoj se në pranverën e ardhshme do ta kemi këtu, mund t’i bëni edhe pyetje vetë. Do të jetë me prezencë, njohuri, kapacitetin për të reaguar, debatuar e diskutuar dhe thënë gjëra të reja që ne nuk i dimë. Ne po e sjellim në takime qeveritare, e kemi në parlament, për momentin jo vizualisht të dukshme dhe shumë shpejt do të jetë në TV duke folur me gazetarët. Çfarë do të ndodhë më pas. Do të ketë kapacitete të avancuara, por në fund, mundet t’i delegoni pushtet pët të ekzekutuar atë që nuk mund të delegoni është që hiqni vendimin e proceseve demokratike deri ë ditën kur njerëzit do të bëjnë referendum.”

Kreu i qeverisë njoftoi ndër të tjera se së shpejti do të ngrihet edhe një platformë që do t’i ndihmojë qytetarët të ndërtojnë më lehtë shtëpitë.

“Kjo platformë ju ndërton shtëpinë. Nuk është e thjeshtë kjo. Pasi iu bën shtëpinë, ju mund të thoni se mund të bëj disa ndryshime. Madje ju bën edhe skicën inxhinierike. Pra nuk ju duhet të ndërtosh tradicionalisht, nuk duhet të shkoni në një zyrë të shtrenjtë për arkitektë por thjesht mund të keni këtë platformë dhe të merrni leje në bashki me këtë plan. Në tetor do të prezantohet në Tiranë dhe do të jetë në treg dhe në duart e gjithësecilit.”

Startup Albania është një projekt që do të jetë në mbështetje të sipërmarrjes së re, që synon të ofrojë mbështetje përmes edukimit digjital, promovimit të startupeve, ndërveprimit transparent e efikas, duke përfshirë bashkëpunimin me aktorë të brendshëm e të jashtëm.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!