Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Seancë maratonë në Kuvend, diskutime për programin qeverisës dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave

schedule07:55 - 18 Shtator, 2025

schedule 07:55 - 18 Shtator, 2025

Kuvendi do të mblidhet këtë të enjte në seancë plenare. Diskutimi në këtë seancë do të jetë me fokusin te programi politik dhe përbërja e Këshillit të Ministrave.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi urdhëroi mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 18 shtator, ora 10:00, për të shqyrtuar projektvendimin “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”.

Përmes këtij urdhri ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

Konferenca e Kryetarëve ra dakord që të zbatohet rregullorja dhe çdo deputet të flasë 10 minuta në seancën e sotme plenare. Gjatë kësaj seance maratonë, Kryeministri Rama pritet të prezantojë edhe programin qeverisës të mandatit të katërt.

Procedura për emërimin e qeverisë së re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë.

Në programin “Rama 4” që do prezantohet këtë të enjte në Kuvend, rikonfirmohet ambicia e qeverisë për përmbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027, duke hapur dhe mbyllur të gjithë kapitujt e acquis. Dhe në përmbushje të këtij angazhimi kërkohet konsolidimi I reformës në drejtësi pasi anëtarësimi në BE kërkon një sistem drejtësie të pavarur, të paanshëm, efikas dhe të aksesueshëm për çdo qytetar. 

Qëllimi i qeverisë është kalimi drejt një administrate “pa letër” që do të reduktonte ndjeshëm edhe korrupsionin edhe pse hapi I parë për digjitalizimi është hedhur. “Diella” ministrja e parë virtuale do të administrojë prokurimet publike. Por kjo nuk është puna e vetme. “Diella” do të jetë asistentja personale e cdo qytetari dhe biznesi, duke udhëhequr hap pas hapi në marrjen e shërbimeve elektronike dhe në plotësimin e aplikimeve në e-Albania.

Një vëmendje të posaçme merr edhe mbrojtja. Në katër vitet e ardhshme, qeveria synon të zhvillojë industrinë ushtarake “Made in Albania” për prodhimin e municioneve, mjeteve të blinduara, por edhe mjeteve te emergjencave civile dhe atyre pa pilot. Ndërsa I përket politikës së jashtme, prioritet mbetet organizimi I samitit të NATO-s në 2027, I cili do ta kthejë Shqipërinë në kryeqendrën e botës. Ndërsa prioritet qeveria ka edhe thellimin e partneriteteve strategjike me SHBA-ve dhe vendet anëtare të BE-së për mbështetje në procesin e integrimit dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe Turqinë për bashkëpunime në fushën e sigurisë, teknologjisë, bujqësisë dhe energjisë. 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!