Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Piramidat online/ Lihen në burg katër të arrestuarit, dy të tjerë “detyrim paraqitje”

schedule15:12 - 17 Shtator, 2025

schedule 15:12 - 17 Shtator, 2025

FIER- Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar masën e sigurisë për 6 të arrestuarit, në kuadër të operacionit policor të koduar XUEX, për goditjen e skemave piramidale online.

Katër prej të arrestuarve janë lënë në burg, përkatësisht Arbër Çela , Marius Kodra, Brunilda Ndini dhe Brunilda Todi, kurse ndaj Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj u caktua masa detyrim paraqitje.

Skema mashtruese piramidale dhe u shtri në disa qytete të vendit por filloi dhe u finalizua në Qarkun Fier.

Skema arriti te zbulohej nga agjentë të infiltruar të policisë ndërsa në ditët në vijim, pritet të arrestohen dhe persona të tjerë ndërsa çifti i bashkëshortëve Erledio dhe Alma Shebeku janë ende në kërkim.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!