Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Gëzuar kryetar!”/ Rama uron Fatos Nanon: Ktheu partinë në një forcë me sy e me zemër nga Europa

schedule11:49 - 16 Shtator, 2025

schedule 11:49 - 16 Shtator, 2025

SHQIPËRI-  Kryeministri i vendit, Edi Rama i ka uruar ditëlindjen, ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Ai theksoi se Nano ka ka meritën e madhe që e ktheu Partinë Socialiste në një forcë me sy e me zemër nga Europa.

“Në këtë ditë të shënuar të lindjes së tij – teksa pas hapjes së 4 kapitujve të tjerë të negociatave të anëtarësimit, po udhëtoj për të mbajtur një leksion në Kolegjin legjendar të Europës në Bruzh – më erdhi krejt natyrshëm dëshira që t’i uroj publikisht Fatos Nanos, liderit historik të Partisë Socialiste, një ditëlindje të gëzuar dhe jetë të gjatë 100 vjet
Sot kur Shqipëria e sheh nga afër majën ku duhet të ngjitet pas një rrugëtimi të stërgjatë, dua të them se si pjesë e këtij rrugëtimi, Fatosi ka meritën e madhe që e ktheu partinë tonë në një forcë me sy e me zemër nga Europa dhe sikur ta mendosh për një moment, atë fazë të parë të historisë së Partisë Socialiste, në Shqipërinë e zhytur në vorbullën e rrumpallës demokratikase, pa Fatos Nanon në krye të saj, mendja të thotë se rruga jonë mund të kishte qenë shumë më gjatë. Respekt, përqafime dhe gëzuar i dashur Kryetar”,  shkruan Rama.

Ish-kryeministri Fatos Nano feston sot 73-vjetorin e lindjes/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!